Juventusi pas një serie të keqe, dy barazime dhe një humbje, këndellet dhe i kthehet fitoreve në Serie A.
“Zonja e Vjetër” ka shënuar fitore me rezultat bindës, 3:0 ndaj Bologna-s, në takimin e javës së 8-të.
Juve dominoi dhe pa ndonjë telashe mori tre pikë, duke iu falënderuar golave të Kostiqit (24′), Vllahoviqit (59′) dhe Milikut (62′).
Juventusi renditet në vend të shtatë me 13 pikë dhe Bologna është e 17-ta me 7 sosh.