Pas disa bisedimeve me karakter shpjegues me agjentët e Alvaro Odriozola kurse tani Juventusi janë të gatshëm që të ulën dhe të bisedojnë për detalet e një marrëveshje me Real Madridit, shkruan mediat në Spanjë
Mbrojtësi i djathtë spanjoll nuk e ka bërë asnjë paraqitje me Los Blancos këtë sezon nën Carlo Ancelotti, që është zhgënjyese marrë parasysh paraqitjen e tij impresive si i huazuar të Fiorentina sezonin e kaluar. Në Firencë, Odriozola ka shënuar njëherë dhe ka bërë një asist, e që luante mirë në sistemin e trajnerit Vinzenzo Italianos.
Siç raporton Daniele Longo i Calciomercato.com, Juventusi tashmë me agjentët e Odriozolas që ta transferojnë atë në janar. Ata do të ulen me Real Madridin që ta diskutojnë këtë për një marrëveshje të mundshme, dhe tashmë ata kanë një plan në mendje.
Bardhezinjtë dëshirojnë të nënshkruajnë më 26 vjeçarin një marrëveshje huazimi me opsion blerjen, derisa gjigantët spanjoll preferojnë shitjen definitive të tij. Kontrata e Odriozolas me Real Madridin skadon në qershorin e vitit 2024, kështu që janari do të ishte kohë perfektë që ata ta shesin atë.
Odrioziola ju bashkua Real Madridit nga Real Sociedadi në verën e vitit 2018 për 32 milionë euro.