Leandro Paredes mund të përfundojë te Juventus.
Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes nuk është pjesë e planeve të trajnerit Christophe Galtier, te skuadra e PSG.
Lojtari do të kërkojë minutat e tij, pasur parasysh se pas pak muajsh fillon Kupa e Botës 2022. Një skuadër që mund t’i sigurojë atij minuta është ajo e Juventus.
‘TYC Sports’ raporton se Juventus janë në negociata me PSG, për kartonin e Paredes.
Nëse ‘Biankoneri’ do të ofronin një shumë prej 20 milionë eurove për kartonin e lojtarit, atëherë transferimi do të kalonte pa telashe.
‘Zonja e Vjetër’ është në telashe me mesfushën, pasi ka Pogba dhe McKennie të lënduar. Ramsey është larguar dhe njëjtë pritet të bëjë edhe Arthur.