Synimi i Juventus në merkaton që sapo përfundoi ishte të përforconte repartin e mesfushës teksa transferoi emra si Pogba apo Paredes.
Megjithatë, trajneri Massimiliano Allgeri kërkon ende alternativa nga ana e drejtuesve për mesfushën dhe në fokusin e bardhezinjve ka përfunduar Douglas Luiz i Aston Villa-s.
Braziliani është në vitin e fundit me klubin anglez dhe palët duken larg rinovimit me anglezët që rrezikojnë ta humbasin lojtarin me parametër zero. Juventus kërkon të përfitojë dhe është e gatshme t’i propozojë një shkëmbim Aston Villa-s në muajin janar. Moise Kean është jashtë planeve të Zonjës së Vjetër që në sulm tashmë i beson Vlahoviq dhe Milik, ndaj edhe 22-vjeçari duke qenë i ndërgjegjshëm për hapësirat e minimizuara te Juventus, duket pro një rikthimi në Premier League aty ku më parë është aktivizuar për Everton.
Ndërkohë, për 24-vjeçarin e Aston Villa-s në garë është edhe Milan me Romën, megjithatë duke pasur alternativën Kean, aktualisht bardhezinjtë duken të favorizuar pasi dy klubet e tjera italiane nuk kanë në plan të ndërhyjnë në janar dhe do të presin verën e ardhshme kur Luiz të mos ketë kontratë me anglezët.