Skuadra e Juventus ka filluar të mendojë për përmirësime në repartin ofensiv.
‘Zonja e Vjetër’ është në një krizë rezultatesh. Produktiviteti mungon dhe kjo ka bërë që skuadra të nis kërkimet për alternativa për sulmin.
Sipas ‘Calciomercato’, Juventus janë të interesuar në anësorin e Chelsea, Christian Pulisic.
Skuadra ka zhvilluar negociatat preliminare me agjentin e lojtarit.
Kontrata e amerikanit me Chelsea skadon në vitin 2024.
Nëse Juve e do kartonin e tij gjatë verës së ardhshme, Chelsea thuhet se mund ta shesin për 35 milionë euro.