​Juventus-Inter, të rejat e fundit rreth formacioneve

April 3, 2022
1 minut lexim

Njëra nga ndeshjet më të mëdha të sezonit në Serie-A zhvillohet sonte ju Juventusi në top formë e sfidon Interin që ka bërë shumë hapa fals në luftën për titull.

Ndeshja mes “Bianconerëve” dhe “Nerazzurrëve” fillon në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” të Torinos.

Juventus ka një numër lojtarësh të padisponueshëm për “Derby d’Italia” të mbrëmjes së sotme, me Luca Pellegrini të pezulluar dhe Leonardo Bonucci që është në dyshim. Të lënduar janë Marley Ake, Kaio Jorge, Federico Chiesa dhe Weston McKennie.

Gjërat janë dukshëm më të thjeshta për trajnerin e Interit Simone Inzaghi, të cilit i mbetet vetëm të merret me gjendjen jo të mirë fizike të Stefan de Vrij.

Presioni është mbi Interin sonte, pasi një humbje do të fundoste shpresat e tyre për të mbrojtur scudetton këtë sezon, ndërsa Juventusi tashmë ka një kontroll mjaft të fortë në vendin e 4-të.

Këto janë formacionet e mundshme:

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Zakaria, Locatelli; Cuadrado, Dybala, Morata; Vlahovic.

Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE-ja paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë

Story i radhës

Kërcënoi me thikë gruan në sy të fëmijëve të mitur, në pranga 48-vjeçari në Lezhë

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë