Juventus i vendos çmimin

1 minut lexim

Pas një huazimi te Tirol në Austri, Giacomo Vrioni është rikthyer te Juventus.

Bomberi shqiptar ka pasur një sezon të mrekullueshëm në Austri duke shënuar 21 gola dhe duke asistuar 5 herë.

Pavarësisht formës së tij, Juventus nuk e llogarit djaloshin në planet e tij. “Zonja e Vjetër” është duke dëgjuar me kujdes ofertat të cilat vijnë për të.

Dy klube nga Serie A janë të interesuara për Vrionin. Sampdoria dhe Cremonese janë dy klubet italiane të cilat po e shqyrtojnë si mundësi transferimin e tij por pak problem mbetet shifra e lartë të cilën Juventus kërkon.

“Zonja e Vjetër” ka bërë të qartë se Vrioni vlen 10 milionë euro. Madje për sulmuesin ka kërkesa edhe jashtë italisë, gjë e cila e bën akoma edhe më të sigurt largimin e tij nga klubi i bardhezinjve..

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Jeta juaj ndryshon rrënjësisht nëse heshtni këto 5 gjëra

Story i radhës

Dardan Berisha shpreson fitore në Danimarkë

Të fundit nga