Juventusi është në kërkim të trajnerit të ri, i cili do ta pasojë Massimiliano Allegrin.
“Bianconeri” ia kanë vënë syrin trajnerit aktual të Tottenhamit, Antonio Conte.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Sport Today”.
“Zonja e Vjetër” po mendon ta shkarkojë trajnerin Allegri pas fillimit të dobët të sezonit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Conte është i hapur për t’u rikthyer në klubin të cilin e kishte drejtuar me sukses në periudhën 2011-2014 dhe këtë mund ta bëjë pasi të përfundojë ky sezon.
E nëse e shkarkon Allegrin, Juve mund ta marrë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.
Por, nëse e angazhon trajnerin Thomas Tuchel, siç ka nisur të spekulohet, atëherë mund të bie në ujë opsioni Conte.