Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve: Nuk pyesni për njerëzit, vetëm para doni

April 10, 2025
1 minut lexim

Justin Bieber u përplas me fotografët që po e ndiqnin ndërsa ishte jashtë në Palm Springs dhe iu afrua njërit prej tyre duke i thënë që të largohej.

Në një video të shpërndarë nga TMZ, këngëtari shihet menjëherë duke mbuluar fytyrën kur ka vënë re fotografët duke e fotografuar.

“Mirëmëngjes”, i tha një fotograf Bieber, i cili u përgjigj: “Jo! Nuk është një mëngjes i mirë! Ti tashmë e di. Pse je këtu?”.

Më pas, ylli i muzikës pop shkoi te fotografët dhe bëri me shenjë se ata thjesht “donin para” dhe vazhdonte të përsëriste: “Para, para, para, para, para”.

“Ik vëlla. Para, vetëm kaq do. Nuk të interesojnë njerëzit”, bërtiti Bieber ndërsa mbulonte telefonat e njërit prej fotografëve për t’i penguar ata ta xhironin.

Më pas Bieber u tha të largoheshin.

Ai u shfaq i çuditshëm – me një triko të tërhequr mbi njërin krah dhe një palë pantallona të gjera poshtë me të brendshmet e tij që dukeshin jashtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rriten temperaturat ditëve në vijim – thotë meterologu Rugova

Story i radhës

Reagimi i BDI-së me rastin e emërimit të Petar Bojovskit si udhëheqës i Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë