juristi kryeziu shperberja e kuvendit i hap rruge muratit ta nenshkruaje serish udhezimin administrativ 6921d92348d57

Juristi Kryeziu: Shpërbërja e Kuvendit i hap rrugë Muratit ta nënshkruajë sërish udhëzimin administrativ

November 22, 2025
1 minut lexim

Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar pas shpërbërjes së Kuvendit, duke sqaruar se me këtë akt skadon automatikisht edhe mandati i të gjithë deputetëve. Sipas tij, Hekuran Murati tani mbetet vetëm ministër në detyrë i Financave dhe Ekonomisë, dhe në këtë cilësi ka të drejtë ta nënshkruajë përsëri udhëzimin administrativ që u shfuqizua nga Gjykata Supreme.

Kryeziu thekson se një veprim i tillë do të hynte menjëherë në fuqi, pasi nuk ekziston asnjë pengesë ligjore që e ndalon. Ai vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme “nuk ishte i menduar mirë”, duke shtuar se gjyqësori nuk duhet të shndërrohet në një hapësirë ku dominojnë narrativat politike.

Postimi i plotë:

Me shpërbërjen e Kuvendit, përfundon automatikisht edhe mandati i deputetëve. Kjo do të thotë se Hekuran Murati tashmë nuk është më deputet, por vetëm ministër në detyrë i Financave dhe Ekonomisë. Në këtë status, ai mund ta nënshkruajë sërish udhëzimin administrativ që u shfuqizua nga Gjykata Supreme, dhe akti do të hynte menjëherë në fuqi, sepse aktualisht nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për ta bërë këtë.

Vendimi i Gjykatës Supreme, në këtë rast, nuk ishte i menduar mirë. Gjyqësori nuk duhet të shndërrohet në një arenë ku mbizotërojnë narrativat politike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

do te nderohen me te miret e basketbollit te kosoves 6921d916ec505
Lajmi i mëparshëm

Do të nderohen më të mirët e basketbollit të Kosovës

pas reshjeve te shiut nis debora e pare ne theth dhe razme qarkullimi vijon normalisht 6921d9c339f39
Lajmi i radhës

Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë