juriste te ushtrise amerikane ne kfor mbajne ligjerate per studentet ne mitrovice 67f977ff10d8c

Juristë të ushtrisë amerikane në KFOR mbajnë ligjëratë për studentët në Mitrovicë

April 11, 2025
1 minut lexim

KFOR ka njoftuar se juristë të ushtrisë amerikane kanë mbajtur ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.

Ligjëratat janë përqendruar në rolin e juristëve ushtarakë dhe shërbimet që ata ofrojnë në mbështetje të misionit të KFOR-it, dhe, se si ky grup bashkëpunon me KFOR-in në çështje juridike dhe mbi partneritetin e gjatë ndërmjet këtyre dy strukturave.

Njoftimi:

Kapitenia e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Laura Eckstein, juriste pranë Korpusit të Avokatëve të Përgjithshëm dhe e caktuar pranë Komandës Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga #NATO, #KFOR, mbajti një ligjëratë për studentët e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, Kosovë. Ligjërata e saj u përqendrua në rolin e juristëve ushtarakë dhe shërbimet që ata ofrojnë në mbështetje të misionit të KFOR-it. Asaj iu bashkua edhe kapiteni Gurney Pearsall, jurist i Ushtrisë Amerikane në Grupin e Mbështetjes Rajonale – Ballkani, i cili foli mbi mënyrën se si ky grup bashkëpunon me KFOR-in në çështje juridike dhe mbi partneritetin e gjatë ndërmjet këtyre dy strukturave.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur dhe garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

turqia eshte e gatshme te marre pergjegjesine per sigurine evropiane deklaron erdogan 67f9774b8db01
Story i mëparshëm

“Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane”, deklaron Erdogan

albano bogdo feston sot ditelindjen kryeplaku surprizohet ne ferma vip 67f9792aaa16e
Story i radhës

Albano Bogdo feston sot ditëlindjen, kryeplaku surprizohet në Ferma VIP

Të fundit nga

ShkoLartë