​Julia Gardner merr ofertë të luajë në filmin biografik për Madonna-n

June 8, 2022
1 minut lexim

Aktorja e serialit “Ozark”, Julia Garner, ka marrë ofertën për të luajtur rolin e Madonna-s në filmin e ardhshëm biografik për ikonën e popit, thanë burime të njohura me projektin për Variety.

Garner u bë e preferuara në mesin e më shumë se dhjetë aktoreve dhe prej muajsh spekulohet se ajo është e preferuara për atë rol në projektin që Madonna do të drejtojë e vetme si regjisore. Ekipi i aktores 28-vjeçare është duke shqyrtuar ofertën dhe pritet ta pranojë atë, thanë burimet.

Kur u njoftua se do të bënte një film për jetën e saj, Madonna tha se shpresonte të transferonte udhëtimin e jashtëzakonshëm që më mori jeta si artiste, muzikante, kërcimtare – një njeri që po përpiqet të hyjë në këtë botë.

“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika dhe arti më mbajtën gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese dhe kush mund t’i tregojë më mirë se unë. Është thelbësore që ta ndaj udhëtimin e jetës sime me zërin dhe vizionin tim,” ka thënë ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Jemi të hapur për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë

Story i radhës

Vrimë by**e” dhe “peder”/ Vladimir Putin sulmon ministrin e tij të Jashtëm, Sergei Lavrov

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë