Julian Deda ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku përmes një videoje dukej se kritikonte kolegun e tij, aktorin Albano Bogdo, për fjalorin e përdorur gjatë një interviste të fundit.
Albano ishte i ftuar pak ditë më parë në emisionin e Robert Berishës, “Robi plaket kur don vet” dhe fjalori i përdorur gjatë intervistës ishte banal. Nisur nga kjo, Juli i është drejtuar Albanos pa ia përmendur emrin, por vetëm inicialet, duke theksuar se ai është një aktor shumë i talentuar dhe nuk ka nevojë të bierë në këtë nivel.
“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që ka bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.
Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek-tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse? Arsyet pse është në këtë derexhe?
Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli, sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, u shpreh ndër të tjera Juli.
Burimi: botasot.info