Pas deklaratave të ambasdorit amerikan në Serbi, Chrisopher Hill, ka reaguar edhe Melihate Tërmkolli.
Ajo ka thënë se pas gjithë deklarimeve ai konsistoi edhe pavarësinë e Kosovës, gjë që është e vërtetë kjo, “por ambasadori Hill, me sa duket mendon njësoj edhe sot për pavarësinë e Kosovës”.
“Po del që ambasadori Hill nuk po punon për ndërtimin e marrëdhënieve pak më normale ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë por për një Jugosllavi të re, në të cilën Kosova do të ishte e shumta njëfarë autonomi!”, shkruan ajo.
Shkrimi në Facebook:
Ҫ’farë po thotë ambasadori Hill?!
Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, z. Hill, shprehu keqardhje për bombardimet e NATO-s kundër forcave ushtarake policore e paramilitare të Serbisë më 1999, pa asnjë lloj shpjegimi, sikur ajo të kishte ndodhur për pikë të qejfit e jo për të shpëtuar një popull, shqiptarët, nga shfarosja, nga krimi e gjenocidi serb që po kryente kundër shqiptarëve e Kosovës.
Ambasadori Hill, për më tepër e kontestoi pavarësinë e Kosovës duke iu “arsyetuar” Serbisë se ai ishte për një autonomi e jo për pavarësi të Kosovës. Është plotësisht e vërtetë kjo, por ambasadori Hill, me sa duket mendon njësoj edhe sot për pavarësinë e Kosovës. Përndryshe, s’ka si të kuptohet ndryshe arsyetimi i barrikadave me të drejtën e serbëve për protesta, s’ka si të kuptohet “e drejta kolektive” e serbëve në Kosovë, anipse gëzojnë të drejtat kushtetuese juridike më shumë se çdo minoritet tjetër në Evropë, s’ka si të kuptohet ndryshe arsyetimi i krejt kësaj me “të drejtën shekullore” të serbëve në Kosovë dhe s’ka si të kuptohet ndryshe turri i ambasadorit për futjen e Kosovës në “Open Balkans”.
Po del që ambasadori Hill nuk po punon për ndërtimin e marrëdhënieve pak më normale ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë por për një Jugosllavi të re, në të cilën Kosova do të ishte e shumta njëfarë autonomi!
Është fat që mbase qëndrimet “personale” të ambasadorit Hill nuk janë politika zyrtare vendim-marrëse e SHBA-ve por që qëndrimet e tilla determinojnë në masë të caktuar edhe qëndrimin zyrtar, sigurisht që po!
Kosova, si gjithnjë në heshtje, s’ka as politikë, as diplomaci!
#MT