Ju s’e dinit, por këto gjëra i ndodhin trupit tonë çdo dimër

December 2, 2022
min lexim

Temperaturat e ftohta kanë tendencë që të na mbajnë brenda dhe të na bëjnë më të prekshëm nga viruset dhe infeksionet. Por përveç këtyre sëmundjeve të dimrit, moti i ftohtë mund të ndikojë në trupat tanë në shumë mënyra befasuese. Jo të gjitha janë të dëmshme për shëndetin tonë, por më mirë të jemi të kujdesshëm.

Më poshtë kemi sjellë për ju disa gjëra që i ndodhin trupit tonë në dimër dhe që ne s’i dimë ose nuk i kuptojmë.

-Gjuha punon më shumë se zakonisht. Ju i lëpini më shumë buzët, për shkak se thahen.

-Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, mund të përjetoni dhimbje të mprehtë dhe shpuese kur jashtë është shumë ftohtë. Ajri i ftohtë mund të shkojë të nervat që janë thellë brenda dhëmbit dhe t’ju shkaktojë dhimbje. Stomatologët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë dhe të mbështillni gojën me shall për ta mbajtur të ngrohtin brenda.

-Sheqeri në gjak mund të rritet, sepse kur është ftohtë, ne jemi më pak të motivuar për të dalë jashtë dhe për t’u ushtruar.

-Ju mund të humbni peshë. Kur trupat tanë përshtaten me temperaturat e ftohta, ne prodhojmë nxehtësi dhe djegim energji shtesë. Edhe kur dridhemi, djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi.Ju s’e dinit, por këto gjëra i ndodhin trupit tonë

-Mund t’ju krijohen më shumë rruga. Për shkak se ka rënie të lagështisë në ajër gjatë muajve të dimrit, lëkura fillon të thahet. Nuk mund të mbajë mjaftueshëm ujë dhe si rezultat, bëhet e thatë dhe priret për më shumë rrudha.

-Përkeqësohet shikimi juaj. Shpesh harrojmë të mbajmë syze dielli që bllokojnë rrezet UV në stinën e dimrit, por dielli që reflekton nga bora mund të dëmtojë seriozisht sytë tanë. Mjekët rekomandojnë përdorimin e lotëve artificialë në dimër, kur jeni jashtë.

-Ju mund të dehidroheni më lehtë, ngaqë harrojmë të pimë ujë. Për shkak se djersijmë më pak në mot të ftohtë, kemi tendencë të pimë më pak lëngje, duke menduar se jemi mjaftueshëm të hidratua.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Begaj pritet në Vatikan, i flet Papa Françeskut për progresin e Kosovës

Story i radhës

Zbardhet letra, çfarë i kishte shkuar Sokol Halili babait pak momente pasi vrau ish-gruan shtatzënë (FOTO LAJM)

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë