Ju që e keni zakon të kërcisni gishtat, duhet të lexoni këtë

min lexim

Nga gishtat e dorës, të këmbës e deri te qafa, të gjithë e njohim një “kërcitës”. Shumë prej tyre që e kanë këtë ves, e kanë dëgjuar atë legjendën se kërcitja e shpeshtë e këtyre nyjeve shkakton artrit. Por a janë ato të vërteta?

Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapsira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra tjetrën.

Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapsirën midis kockave. Ky zgjerim hapsire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapsirë është kërcitja që ju dëgjoni.

Por a është kjo e dëmshme për nyjet? Sipas mjekëve nuk është sepse nuk ka asnjë provë që të mund ta vërtetojë këtë. Kërcitja e vazhdueshme e nyjeve mund të bëjë që ato pas disa kohësh të kërcasin më thjeshtë, por kjo nuk ka lidhje me artritin apo ndonjë sëmundje tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Gjermania kërkon seancë speciale për Iranin në Këshillin për të Drejtat e Njeriut

Story i radhës

Ferizaj fiton derbin e qytetit

Të fundit nga