Të paktën 4 persona kanë humbur jetën nga përmbytja e një gomoneje me emigrantë në kanalin e La Manshit, në orët e para të së mërkurës.
Telefonata e parë është bërë teksa varka po mbushej me ujë nga një burrë. Në audion e publikuar nga Reuters, personi në fjalë lutet për ndihmë. Ai thotë se anija po fut ujë dhe se në të ka gra dhe fëmijë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e mërkurë rreth orës 1 të mëngjesit. Në mesin e të shpëtuarve mendohet se ishte edhe një fëmijë 11-vjeçar, si edhe një djalë me shtetësi shqiptare.
Kërkimet kanë vijuar edhe ditën e sotme pasi dyshohet se përveç 4 të vdekurve dhe rreth 40 të shpëtuarve, ka ende persona në ujërat e ftohta.
Shpëtuesit nga varkat e peshkimit thanë se vinin nga vendet si Afganistani, Iraku, Senegali dhe India.