Ju ka shkuar mendja? Si të gatuani Gurabije 5 lekëshe si gjyshet tona

min lexim

Sa prej jush kanë mallë dhe bëhen herë pas here nostalgjik duke kujtuar kohët e vjetra e mes tyre edhe ushqimet e gjyshërve. Duket sikur nuk do t’i shijomë dot më asnjëherë, por kjo jo për gurabijet 5 lekëshe.

Nëse jeni bërë nostalgjik dhe ju ka shkuar mendja për Gurabije 5 lekëshe këtu gjeni recetën.

Perberesit:

-400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti,

-9 ose 10 luge sheqer gjelle,

-3 filxhane niseshte,

-esence vaniljeje,

-2 filxhane miell,

-1/2 filxhan sheqer pluhur.

(filxhana kafeje dhe luge gjelle)

Pergatitja:

Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene. Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije.
E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur). Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate. Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha. Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur.

Ps. filxhana kafeje dhe luge gjelle

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trajneri i Strakoshës zihet me kundërshtarët

Story i radhës

Është një enigmë e pazgjidhshme për mua, se si mund t’ju mashtrojnë kaq lehtë puthjet e Edi Ramës?

Të fundit nga