Ju del gjumi pak sekonda para se të bjerë alarmi? Shkencëtarët shpjegojnë çfarë fshihet pas kësaj

October 24, 2022
1 minut lexim

Sa herë keni fjetur dhe keni vendosur alarmin, por papritur ju ka dalë gjumi minuta e sekonda para se të bjerë? Keni menduar ndonjëherë pse kjo mund të ndodhë? Shkenca e ka përgjigjen dhe siç thotë, ky zakon i veçantë lidhet me ritmin cirkadian.

Numri cirkadian është në thelb ora juaj biologjike, e cila është përgjegjëse për t’ju dhënë energji në mëngjes dhe për t’ju vënë në gjumë gjatë natës. Por që ajo të funksionojë siç duhet, duhet të ndiqni një rutinë. Kjo do të thotë që ju duhet të shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo ditë që trupi të mësohet me të.

Përveç kësaj, ritmi cirkadian varet edhe nga disa proteina, të cilat gradualisht luhaten gjatë ditës dhe ndikojnë në presionin e gjakut, si dhe në rrahjet e zemrës, si dhe vëmendjen dhe aftësitë njohëse. Pra, nëse mësoheni të flini pak a shumë në të njëjtën kohë çdo ditë, nivelet e kësaj proteine do të fillojnë të rriten rreth një orë para se të zgjoheni. Kjo si rezultat, do të sjellë zgjimin tuaj të hershëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Problem i rëndë me qentë endacakë në Tetovë, ja si ngushëllohet Kasami: Djali im së paku dy herë ka qenë i rrezikuar

Story i radhës

KB Trepça shkarkon trajnerin

Të fundit nga

ShkoLartë