Nënkryetarja bullgare, Iliana Jotova, kërkon të drejta për bullgarët në Maqedoni dhe garanci për këtë.
Ajo thotë se kushdo që dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane duhet të kuptojë se ajo nuk është as bankë e as donator, por liri dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut.
“Ne duam garanci për të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë, për fqinjësi të mirë të vërtetë, respekt për historinë”, thotë Jotova.
Ajo tha se shembull suksesi është se të gjitha partitë dhe institucionet po punojnë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Në Maqedoni OBRM-PDUKM është kundër hapjes së Kushtetutës.