Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka refuzuar ndihmën e Tyson Furyt.
Ky i fundit, kampion bote në këtë Divizion, u shpreh se është i gatshëm të stërvitë Joshua -n për revanshin që do të zhvillojë ndaj Oleksandr Usyk, më 20 gusht në Xheda.
“Mendoni se ka ndonjë gjë që mund të mësoj prej tij? Sinqerisht, jo. Me të vërtetë që asgjë.
Për një burrë si ai, që tha se është tërhequr dhe që është në pension, e këshilloj dhe i them: Shko dhe pi një birrë, relaksohu. Shko dhe ndihmo disa njerëz që kanë nevojë. Për çfarë po flisni për mua?
Tyson është një personazh interesant, por unë nuk do të merrja asnjëherë ndihmën e tij. Kam bërë gjënë e duhur time në karrierën time, ai ka bërë të tijën dhe i lumtë atij për çdo gjë që po bën”, tha Joshua për të përditshmen britanike “The Mirror”, duke refuzuar ofertën e Tajson Fjuri për ta ndihmuar në stërvitjen e tij për revanshin e Usyk.