joshua ndihet krenar 62430c5c5b3c0

Joshua ndihet “krenar”

March 29, 2022
1 minut lexim

Anthony Joshua tha se ishte krenar për Will Smith përpara se t’i ofronte disa këshilla për teknikën e tij të boksit pasi aktori goditi Chris Rockun gjatë ceremonisë së Oscars.

Smith tronditi të pranishmit dhe shikuesit pasi u fut në skenë dhe goditi prezantuesin, shkaku që që ky i fundit bëri një shaka në kurriz të gruas së Smith, Jada.

Rock, i cili po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë, bëri një shaka të gabuar GI Jane për Jada Pinkett Smith, e cila ka tregua edhe më parë se vuan nga alopecia.

Pasi goditi Rockun, Smith u kthye në vendin e tij dhe bërtiti dy herë: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Joshua më vonë postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vjetër me Smith nga Londra 2012.

Dy herë kampioni i peshave të rënda e hodhi poshtë situatën teksa ndau foton e tij duke bërë një ndeshje me Smithin në tregimin e tij me Eye of the Tiger – fraza e famshme e përdorur në filmin Rocky.

Në mbishkrim, Joshua tha: “Krenar për ty vëlla. Herën tjetër mbylle grushtin”.

Natyrisht se nga kjo goditje e aktorit ndaj kolegut të tij, pjesa tjetër e botës krijuan meme, të cilat e kthyen paksa në shaka atë moment..

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kosova peson humbje nga sllovenia 6243073e372ae
Story i mëparshëm

Kosova pëson humbje nga Sllovenia

jada dhe will cifti i cmendur qe mbetet i pandashem 62430c91a9966
Story i radhës

Jada dhe Will, çifti i çmendur që mbetet i pandashëm

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga
ShkoLartë