Jorginho vazhdon kontratën me Arsenalin

Jorginho ka nënshkruar një  kontratë të re me klubin e Arsenalit, deri në verën e vitit 2025.

Mesfushori italian është transferuar te Topçinjtë në janar të vitit 2023 nga Chelsea dhe që atëherë ka qenë pjesë integrale e skuadrës nga Londra, duke bërë më shumë se 50 paraqitje në të gjitha garat.

Ai gjithashtu ka bërë 52 paraqitje për Italinë që nga debutimi i tij në 2016.

Në vitin 2021, Jorginho fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s me Chelsean, si dhe Euro 2020 me Italinë.

Kjo bëri që ai të kurorëzohej me çmimin prestigjioz individual të UEFA-s, lojtari i vitit për meshkuj, si dhe të përfundonte në vendin e tretë për Topin e Artë.

Story i mëparshëm

GJOKA sapo ka ardhur me një super projekt

Story i radhës

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Të fundit nga