Jorginho përshëndet Arsenalin: Nuk do ju harroj kurrë

May 28, 2025
1 minut lexim

“E dini, ndonjëherë sezoni është më shumë se vetëm futboll. Ka të bëjë me momentet.

Ka të bëjë me njerëzit. Ka të bëjë me rritjen. Është diçka që të bën të ndihesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja”.

Për Jorginhon, mesfushorin italo-brazilian, ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë Arsenalit dhe këtë e ka tentuar ta bëjë përmes një video-mesazhi të dedikuar në rrjetet sociale.

Ish-lojtari i Napolit dhe Veronës ka një kontratë me Topçinjtë që skadon në fund të sezonit aktual dhe, siç pritej, është afër një transferimi te Flamengo për të luajtur në Kupën e Botës për Klube, e cila do të fillojë më 14 qershor.

“Kur erdha te Arsenal, nuk erdha vetëm në një klub, por erdha në një familje, shumë të uritur dhe të pasionuar, me objektiva. Kam dhënë gjithçka kam pasur, çdo ditë, çdo ndeshje. Jo vetëm për rezultatet por edhe për këtë fanellë. Për këta tifozë”.

“Edhe nëse e nisa nga minuta e parë apo nga pankina, ti më bëre të ndihesha i vlerësuar, i dashur.

Kjo është e rrallë në futboll dhe nuk do ta harroj kurrë. Tani është koha për të thënë lamtumirë, ose ndoshta shihemi më vonë”.

“Kur në një vend ndihesh si në shtëpi, të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë, por unë largohem me kokën lart dhe zemrën plot. Faleminderit Arsenal”, tha Jorginho.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ky është 31-vjeçari që sulmoi gjinekologun Afrim Veliu në Prishtinë

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë