Jonila Godole kërkon dorëheqjen e pjesës tjetër të lidershipit të PD-së

Humbja katastrofike në zgjedhjet e së dielës duket se ka thelluar krizën në PD. Si Alibeaj, ashtu dhe Meta me Berishën pësuan disfatë dhe tani partia ndodhet në udhëkryq. Berisha nuk e pranon humbjen, ndërkohë që Alibeaj vendosi të dorëhiqej.

Pas lëvizjes së tij, Sekretari i Përgjithshëm Gazmet Bardhi ka njoftuar se ka kërkuar takim me Tabakun, e cila duhet të marrë detyrën si nënkryetare që është.

Mirëpo demokratët kanë dalë dhe kundër të dyve. Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Jonila Godole ka kërkuar që Bardhi e Tabaku të dorëhiqen. Sipas saj, Bardhi bëri fushatë për kandidatët e Berishës, ndërsa Tabaku nuk doli fare në fushatë dhe nuk mund të kërkojnë ata përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.  

“Dorëheqja është pjesë e demokracisë, ashtu siç janë zgjedhjet. Akti i Alibeajt duhet përshëndetur si një hap pozitiv që tregon se PD mund të jetë një parti ku liderët mbajnë përgjegjësi për vendimet dhe dështimet e tyre.

Por e njëjta përgjegjësi duhet të mbahet edhe nga pjesa tjetër e lidershipit të partisë, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetari i partisë, të cilët bojkotuan fushatën dhe kandidatët e PD-së, dhe të cilëve u faturohet akoma më tepër rezultati i dobët i këtyre zgjedhjeve”, shkruan Godole.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja kush do e drejtojë finalen e Kupës, Struga Trim Lum-Makedonija Gj.P!

Story i radhës

Milani kërkon të përforcohet në tri pozicione për sezonin e ardhshëm

Të fundit nga