Jonida Maliqi ndan fotot e rralla me të birin dhe i bën dedikimin e ndjerë

Edhe pse shumë aktive në mediat sociale, Jonida Maliqi nuk e ekspozon shumë të birin, Danin, që ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Por duket se ka bërë një përjashtim së fundmi pasi i vogli ka festuar 11-vjetorin.

Këngëtarja i ka bërë një urim shumë të ëmbël në Instagram krah disa fotove ku shfaqen bashkë dhe dy videove nga festa e ditëlindjes. 

“U bënë plot 11 vjet që erdhe në këtë jetë dhe ti je i vetmi që më dhuron kaq shumë dashuri, qetësi dhe lumturi. Të dua përjetësisht biri im! Gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

Shumë urime për Danin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Abetarja e unifikuar sjell rezultate, kërkohet unifikim i teksteve tjera

Story i radhës

Përfundoi seanca e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga