Policët nga SPB Manastir – Seksioni për krim të përgjithshëm në kuadër të planit operativ “Verë e sigurt”, dje pas marrjes së informacionit operativ se në një lokacion në Manastir, personat E. K. (39) dhe S. R. (26) nga Manastiri organizonin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati të ndaluara, kanë bastisur një objekt në rrugën “Karaorman” në Manastir.
Gjatë kontrolleve, siç informon MPB janë takuar, M.A (32), E.R (50), Sh.M (47), A.I (36) dhe dy organizatorët, të gjithë nga Manastiri.
“Të gjashtë personat janë arrestuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresa adekuate”, thonë nga MPB.