Johnson zbarkoi në Ukrainë, mori Zelenskyn dhe shëtiti rrugëve të Kievit – pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit

April 10, 2022
1 minut lexim

Kryeministri britanik Boris Johnson dje ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Kiev të Ukrainës. Ai, së pari ka shkuar për takim tek zyrat e Zelenskyt.

Në media janë prezantuar pamje të Johnsonit, të relaksuar që fliste me zë të lartë me Zelenskyn. ”Si je”, “Dukesh mirë”, ” Dukesh i fortë”.

Ndërkohë që presidenti i Ukranës i përgjigjej në anglisht “Ti e di si jam”, duke aluduar në sulmin rus që po bëhet ndaj vendit të tij.

Johnson u përgjigj duke i quajtur heronjë Zelenskyn dhe ukrainasit. 

Pasi kanë qëndruar në Zyrë, Johnson e nikoqiri i tij, të përcjellë nga ushtarë të armatosur rëndë, kanë shëtitur rrugëve të Kievit, ku janë ndalur për të biseduar edhe me kalimtarë rasti.

Në mediat britanike, vëmendje të madhe iu kushtua deklaratës së Johnson për ndihmën ushtarake që Londra do t’ia japë Ukrainës në vlerë prej 100 milionë funtesh por ka përmendur edhe një ndihmë që do t’i jepet Ukrainës që ajo kurrë mos të jetë cak i invazionit, pa sqaruar tutje.

Në Kiev deri tani kanë udhëtuar zyrtarë të lartë të Sllovenisë, Polonisë e Çekisë, Zyrtarët e Lartë të BE’së  Von Der Leyen e Borell dhe kancelari austriak.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fëmijët dhe ekrani, kur teprohet me kohën?

Story i radhës

Ukraina hap nëntë korridore humanitare

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë