​Johnson: Russia Today po e dëmton të vërtetën

February 28, 2022
1 minut lexim

Kryeministri britanik Boris Johnson ka akuzuar kanalin rus të lajmeve RT për shitje të materialeve që po i bëjnë shumë dëm të vërtetës.

Komentet e kryeministrit britanik vijnë pasi BE-ja ndaloi të dielën RT, e njohur më parë si Russia Today dhe Sputnik.

Johnson bëri thirrje që rregullatori i komunikimeve britanike Ofcom të shikojë nëse po shkelen rregullat e këtij vendi. Por kryeministri e bëri të qartë se vendimi duhet t’i lihet organit të pavarur për të vendosur.

Një zëdhënës i Ofcom tha se “duke pasur parasysh seriozitetin e krizës në Ukrainë, do të shqyrtojnë ankesat në lidhje me mbulimin e lajmeve të çdo transmetuesi të kësaj çështjeje si prioritet.”

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha të dielën se makineria mediatike e Kremlinit do të ndalohet në BE.

“Mediat shtetërore Russia Today dhe Sputnik dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit,” tha Von der Layen, duke vënë në dukje se KE po zhvillonte mjete për të ndaluar dezinformatat e tyre toksike dhe të dëmshme në Evropë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi javor për periudhën nga 28 shkurt – 07 mars

Story i radhës

Rusët goditën gjithë natën në Chernihiv, raketat goditën edhe një kopsht fëmijësh

Të fundit nga

ShkoLartë