Johnson: Putin ka dështuar, duhet të kthejë pas tanket dhe armatën e tij nga Ukraina

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashmë ka dështuar.

Johnson tha se Putin nuk e dinte se çka do ta priste atë kur i dërgoi trupat ushtarake në Ukrainë, raporton BBC,.

Ai e akuzoi kreun e shtetit rus se ka kryer krime lufte të nivelit që nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani në Evropë.

“Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani”.

“Ai nuk do të jetë në gjendje të shtypë dhe pushtojë Ukrainën, sepse ata kanë treguar në thelb se kanë një shpirt të paepur. Pra… ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të kthejë pas tanket dhe armatën e tij”.

Boris Johnson po ashtu tha se duhet të gjendet një zgjidhje që respekton vullnetin e popullit ukrainas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shokon 27-vjeçari: E lashë shtatzënë vejushën seksi të babait tim dhe tani familja më ka …

Story i radhës

Inteligjenca amerikane: Rusia po e shqyrton mundësinë e sjelljes së forcave të reja

Të fundit nga