Boris Johnson u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në një telefonatë me Volodymyr Zelensky këtë pasdite, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Johnson që nga fillimi i ofensivës ruse ka qenë ndër liderët më të zëshëm ndaj Rusisë.
“Kryeministri nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar mbështetjen për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës”, tha Downing Street në një deklaratë.
“Të dy liderët theksuan rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në ushtrimin e presionit ndaj Putinit dhe ata dënuan sulmet e neveritshme ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve të tmerrshme në Mariupol”, thuhet në deklaratë.
I spoke to President @ZelenskyyUa this afternoon to set out how I will be working to advance Ukraine’s interests at meetings of NATO and the G7 this week.
The UK will continue to step up military, economic and diplomatic support to help bring an end to this terrible conflict.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 20, 2022