johnson i prere ska dezinformim kremlini nuk mund ta fshehe te verteten ne bucha 624a01300a4e5

Johnson i prerë: S’ka dezinformim, Kremlini nuk mund ta fshehë të vërtetën në Bucha

April 3, 2022
1 minut lexim

Asnjë dezinformatë nga Kremlini nuk mund të fshehë të vërtetën për vrasjen e civilëve në Ukrainë, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson.

Imazhet nga qyteti i Bucha që nga tërheqja e forcave ruse kanë treguar shkatërrim të gjerë dhe trupa të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine, raporton BBC, transmeton “Bota sot”.

Pamje të ngjashme janë shfaqur nga qyteti fqinj, Irpin.

Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar që ndonjë civil të jetë dëmtuar nga forcat e saj në Bucha dhe i quajti fotot “një tjetër prodhim i regjimit të Kievit për mediat perëndimore”.

Duke shkruar në Twitter, kryeministri tha: “Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë edhe më shumë dëshmi se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë.

“Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta – Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shqiptaret e republikes se kosoves me analfabetet dhe tradhtaret ne skenen politike 624a012c6cfc1
Story i mëparshëm

Shqiptarët e Republikës së Kosovës me analfabetët dhe tradhtarët në skenën politike….

kv kastrioti nuk ishte rastesi ky rezultat 624a013717e86
Story i radhës

KV Kastrioti: Nuk ishte rastësi ky rezultat

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë