johnson do te vizitoje ukrainen mes shqetesimeve ne rritje per nje pushtim te mundshem rus 61f91725c03a6

Johnson do të vizitojë Ukrainën mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të mundshëm rus

February 1, 2022
1 minut lexim

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë më vonë në Ukrainë për bisedime me Presidentin e vendit, mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të mundshëm rus.

Johnson premtoi të punojë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të gjetur një zgjidhje diplomatike për argumentet me Moskën dhe “të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme”.

Rusia grumbulluar rreth 100 mijë trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufijve të saj me Ukrainën.

Por presidenti rus Vladimir Putin mohon se po planifikon një sulm.

Megjithatë, qeveria e tij e ka paralajmëruar Ukrainën që të mos bëjë asnjë lëvizje të mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se kjo kërcënon sigurinë e vetë Rusisë.

SHBA-ja e ka refuzuar këtë kërkesë dhe vendet perëndimore po kërcënojnë të zgjerojnë sanksionet kundër Moskës nëse ndodh pushtimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

titistet dhe enveristet 61f916ebe7310
Story i mëparshëm

Titistët dhe enveristët

cka shohin meshkujt te nje femer se pari 61f9172803395
Story i radhës

Çka shohin meshkujt te një femër së pari

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë