johnny depp befason fansat me transformimin per nje rol ne nje film te ri 67fd89ba796f3

Johnny Depp befason fansat me transformimin për një rol në një film të ri

April 15, 2025
1 minut lexim

Johnny Depp i është rikthyer aktrimit në Hollywood në filmin “Day Drinker”, për të cilin ka ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e tij, gjë që ka habitur fansat.

Ky projekt po drejtohet nga Marc Webb, i njohur për filmat “The Amazing Spider-Man” dhe versionin më të fundit të Disney-t të Borëbardhës me Rachel Zegler dhe Gal Gadot.

Në këtë film, Depp luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz.

Image

Johnny Depp

Fotoja e parë nga seti tregon Depp duke mbajtur një gotë dhe duke parë kamerën me një shprehje të zymtë.

Një ndryshim i madh në pamjen e tij ka tërhequr vëmendjen – flokët e tij të gjatë dhe mjekra janë pothuajse tërësisht gri, duke e bërë atë të duket më i vjetër nga sa e kujtojnë fansat.

Në “Day Drinker”, Depp (61 vjeç) luan një mysafir misterioz në një jaht luksoz, ku takon një kamariere të re, të luajtur nga Madelyn Cline.

Marrëdhënia e tyre së shpejti ngatërrohet në një rrjet krimi dhe sekretesh. Penelope Cruz luan një kriminele të rrezikshme. Përveç yjeve kryesore, në film luajnë aktorët spanjollë Manu Rios, Aron Piper, Juan Diego Botto dhe Anika Boyle. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

masaker ne ukraine sulmet me raketa ruse lane te pakten 34 te vdekur dhe 117 te plagosur 67fd87dba7f7e
Story i mëparshëm

Masakër në Ukrainë/ Sulmet me raketa ruse lanë të paktën 34 të vdekur dhe 117 të plagosur

mexhiti asnjehere me pare komunat shqiptare nuk kane marre kaq shume mbeshtetje qindra projekte ne realizim 67fd8db70194f
Story i radhës

Mexhiti: Asnjëherë më parë komunat shqiptare nuk kanë marrë kaq shumë mbështetje, qindra projekte në realizim

Të fundit nga

ShkoLartë