​Joao Mario zbulon çfarë i tha Ronaldo Fernandesit në zhveshtore

min lexim

Përshëndetja e ftohtë e Bruno Fernandes me Cristiano Ronaldon u bë lajm i madh në mediat ndërkombëtare me mesfushorin portugez që u raportua se e bëri këtë për shkak se ishte i pakënaqur me fjalët e Ronaldos për Manchester Unitedin.

E gjithë situata u shfaqë në një video nga dhomat e veshjeve të Kombëtares së Portugalisë, aty ku lojtarët janë grumbulluar në prag të Kampionatit Botëror.

Por mesfushori Joao Mario, i cili është pjesë e skuadrës së Portugalisë, ka këmbëngulur se ajo që ndodhi ishte thjesht një shaka për shkak të mbërritjes me vonesë të Fernandes në zhveshtore.

Duke folur në konferencën për shtyp të së martës, mesfushori i Benfica-s tha:

“Isha në dhomën e zhveshjes në atë moment, pashë atë që ndodhi. Ishte një shaka mes tyre sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me varkë. Ishte një shaka mes tyre, ata luajnë së bashku.”, tha Mario.

I pyetur për kohën e intervistës së Ronaldos, Mario tha:

“Për ne është e njëjta gjë. Titujt e lajmeve janë gjithmonë rreth tij. Për ne është krejt e njëjta gjë. Kështu që unë nuk shoh ndonjë problem. Të gjithë flasin gjithmonë për Cristianon, kështu që është mirë për ne”, tha në fund portugezi.

Portugalia fillon fushatën e saj në Kupën e Botës në Katar kur do të përballet me Ganën më 24 nënto.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Euro-deputetja Perez: RMV i takon familjes europiane

Story i radhës

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve deri në fund të vitit 2022, ja kur do të mbahet seanca për projektligjin e Portit të Durrësit

Të fundit nga