Joao Felix kaloi Barcelonën në epërsi ndaj Valencias, por të gjithë u çuditën kur portugezi pas shënimit të golit nuk festoi fare.
Në fakt sulmuesi portugez qëndroi i shtangur për disa sekonda duke buzëqeshur dhe vetëm pasi mori konfirmimin nga gjyqtari anësorë se nuk ka të bëj me pozitë jashtë loje filloi të festonte me shokët e skuadrës.
Felix u pyet pas ndeshjes se pse nuk festoi fare dhe ai ka dhënë një shpjegim se në ditën e sotme kur është VAR-i në dispozicion shpesh herë golat anulohen.
“Festimi i një goli këto ditë mund të të lërë me një shije të hidhur, sepse më pas anulohet për pozicion jashtë loje ose ndonjë faull të pesë minutave më parë”.
“Nuk e dija nëse Raphinha ishte jashtë loje apo jo dhe kjo ishte arsyeja që fillimisht vetëm prita konfirmimin”, ka deklaruar sulmuesi portugez pas ndeshjes.
Përkundër golit nga Felix, Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në Mestalla përballë Valencias.