Pas vrasjes që “tronditi” Shkupin, dëshmitarët okularë kanë deklaruar se pesë persona të maskuar kanë hyrë në lokal, fillimisht kanë vënë në shënjestër dhe pastaj kanë qëlluar në drejtim të tashmë dy personave të vrarë duke i qëlluar në kokë
Sipas informacioneve të fundit, kur grupi i armatosur ka hyrë brenda kanë bërtitur që askush të mos lëvizë, duke theksuar se bëhet fjalë për bastisje. Në momentin e të shtënave në lokal nuk kishte shumë njerëz.
Dy të vrarët ndodheshin në një pjesë të veçantë të kafenesë, pra në pjesën e sipërme të godinës, në një zyrë të veçantë, ku i gjeti grupi i armatosur. Ky informacion jozyrtar për momentin nuk mund të konfirmohet pasi nga MPB thonë se po punohet për ngjarjen dhe me detaje do të dalin më vonë.