Jo vetëm përgjigje, 4 pyetjet që mund t’i bëni pa frikë në intervistat e punës

December 11, 2022
min lexim

Nëse përgatiteni për intervistat ashtu siç duhet të bëni, mund të keni përgatitur edhe një listë pyetjesh për t’ia drejtuar intervistuesit. Por me siguri shqetësoheni se cilat nga ato të bëni dhe cilat do t’ju kushtonin punën.

Në mënyrë që të merrni përgjigjiet për të cilat keni nevojë, ja disa pyetje që janë perfekte për t’u thënë pa frikë.

1. Është ky një pozicion i ri, apo po kërkoni që të plotësoni këtë rol?

Jo vetëm që nuk ka asgjë të keqe në këtë pyetje, por pjesa më e madhe e menaxherëve do të jenë të hapur për të ndarë detajet, edhe pse kjo mund t’i vërë ata në siklet.

Pse duhet ta bëni këtë pyetje? Nëse është një rol i ri, është një shenjë e mirë se kompania është në rritje (gjë që është perfekte). Nëse vendi vakant u bë i disponueshëm sepse dikush tjetër u largua prej aty, është OK gjithashtu që të pyesni arsyen se përse personi në fjalë nuk është më në atë pozicion. Dhe nëse nuk jeni komodë me pyetjet (ose mësoni se 5 të punësuarit e fundit në atë pozicion janë larguar brenda vitit), është OK që edhe ta refuzonit ofertën e punës për këtë vend vakant.

2. Cilat janë pritshmëritë për këtë rol dhe sa vlerësohen rregullisht punonjësit?

Me siguri pjesën e parë të pyetjes nuk e keni problem, por ngurroni për të dytën. Megjithatë duhet ta bëni, sepse një nga ndjesitë më të këqija është të mos dini nëse menaxheri është i kënaqur me performancën tuaj.

3. Çfarë mundësish kanë punonjësit për rritje personale?

Mund të duket e frikshme në fillim të pyesni rreth rritjes profesionale kur nuk e keni ende pyetjen. Dhe sigurisht, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm se sa përpara shikoni ju. Gjithsesi, pjesa më e madhe e njerëzve nuk do të ofendohen nëse hetoni se si punonjësit e tjerë në kompani kanë përmirësuar aftësitë e tyre dhe madje kanë kaluar në pozicione brenda organizatës.

Në fakt kjo pyetje u tregon atyre se sa të interesuar jeni ju për të qenë aty për një kohë të gjatë, që është gjithmonë një plus në sytë e dikujt i cili duhet të bëjë një vendim të rëndësishëm për punësim. Mos kini frikë të pyesni rreth mundësive të rritjes profesionale, por kini kujdes të shmangni detajet e shumta rreth gjërave që do të donit të bënit në të ardhmen, si për shembull nisja e një biznesi personal.

4. Çfarë ju bindi që t’i bashkoheni kësaj kompanie?

Kur kompania arrin në pikën që kërkon t’ju punësojë, menaxherët do të përpiqen që ta “shesin” atë pozicion fuqishëm. Megjithatë nëse doni më shumë informacion se çfarë e bën kompaninë një vend të mirë për të punuar, ndihuni të lirë të pyesni intervistuesin/en tuaj se çfarë e bëri atë të largohej nga puna e tij/saj e mëparshme për të ardhur në pozicionin aktual.

Sigurisht, që mund të duket pak sa e maskuar, por do t’ju japë kontekstin se si mund të ndiheni edhe ju për punën në këtë kompani. Procesi i mendimit që ka pasur dikush për të ndërruar vendin e punës jo vetëm që ju ndihmon në vendim, por shikoni edhe nëse personi në fjalë është i lumtur që‘ punon atje.

Procesi është i vështirë dhe është e kuptueshme nëse ndiheni sikur një hap i gabuar mund t’ju kushtojë punën e ëndrrave. Por këto pyetje ju vijnë vetvetiu në mendje dhe është OK që t’i pyesni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Pakistan: Forcat kufitare afgane vranë gjashtë civilë në kufi, 17 u plagosën

Story i radhës

Shqipëria nën “pushtetin” e shiut, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Të fundit nga

ShkoLartë