Me siguri edhe ju jeni një prej atyre personave që mendoni se pudra e bebes duhet të gjendet vetëm në një shtëpi ku ka fëmijë, por pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të ndërroni mendje.
Pudra e bebes mund të bëjë mrekullira të vogla për ju të cilat nuk i kishit çuar në mend më parë, duke filluar që nga përdorimet estetike deri tek proceset e vështira të larjes.
Të lodhur nga pamja e qerpikëve tuaj, të cilët edhe pse i lyeni vazhdimisht duken të pajetë?
Zgjidhja është shumë e thjeshtë, me ndihmën e një kunji veshi pudrosni gjithë vijën e qimeve dhe më pas lyejini me rimel.
Bëjeni këtë veprim dy herë dhe qerpikët tuaj do të duken super të gjatë dhe të dendur. Të kesh flokë të yndyrshëm nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për higjienën e tyre.
Larja e vazhdueshme nuk është aspak zgjidhje e duhur pasi dëmton sebumin natyral. Për këtë arsye, mjafton t’i pudrosni me pak pudër para se të dilni. Top Albania Radio shkruan se pudra e bebeve neutralizon gjithashtu aromën e pakëndshme të urinës së kafshëve shtëpiake.
Përdoreni në tapete dhe dysheme, thjesht pudrosni vendet problematike, prisni përreth një orë dhe përdorni fshesën me korent. Kështu nuk do të keni më vështirësi apo të mbyllni hundët kur kafsha juaj të bëjë gabime.
Rikujtojmë se Johnson & Johnson (J&J) do të ndalojë prodhimin dhe shitjen e pudrës së bebeve me bazë talku në të gjithë botën, duke nisur nga viti i ardhshëm.
Njoftimi vjen më shumë se dy vjet pasi gjiganti i kujdesit shëndetësor ndaloi shitjet e produktit në SHBA. J&J është përballur me dhjetëra mijëra padi nga gratë që pretendojnë se pluhuri i talkut përmbante azbest dhe u shkaktoi atyre kancer ovarian.
Por kompania përsëriti pikëpamjen e saj se dekada kërkime të pavarura tregojnë se produkti është i sigurt për t’u përdorur.