Jo të gjithë lojtarët e kombëtares kanë sezon të mirë

January 30, 2024
min lexim

Jo të gjithë janë duke marrë lavdërime si ai.

Kristjan Asllani po jeton momentin në Serie A, pas asistit që solli golin e fitores për “Zikaltërit” e Inter në fushën e Fiorentina, veçse mjaft nga lojtarët e kombëtares shqiptare po kalojnë kohë të vështira në Itali.

Nedim Bajrami nuk ka mundur të luajë asnjë ndeshje të plotë këtë vit, ndërsa ka qenë titullar vetëm në 7 ndeshje nga 22 gjithsej.

Me përjashtim të një mungese për shkak dëmtimi, dhe të virozës para sfidës së fundit ndaj Monza-s, mesfushori ka qenë në dispozicion të trajnerit, ndërsa minutazhi ka ardhur duke rënë.

Që nga fillimi i nëntorit, në 10 ndeshjet e fundit ai është caktuar vetë një herë që nga minuta e parë, ndërsa ka realizuar vetëm një gol.

Elseid Hysaj gjithashtu e ka parë fushën me pikatore këtë sezon. Mbrojtësi i Lazio ka luajtur vetëm 26 për qind të minutave, dhe ka qenë titullar në vetëm 24 për qind të ndeshjeve, ndërsa vetëm dy herë ka luajtur deri në fund. Kjo, ndaj Milan në “San Siro”, dhe Atalanta në kryeqytet, ndërsa në 5 nga 6 sfidat e fundit mbrojtësi kuqezi ka qenë në stol.

Edhe më e vështirë gjendja në portë, pasi Etrit Berisha ka marrë rolin e rezervës me t’u kthyer portieri titullar tek Empoli, që ishte I dëmtuar. “Gardiani” 34-vjeçar u aktivizua mjaft këtë stinor, plot 14 ndeshje, që do të thotë 70 për qind të ndeshjeve në formacion, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë më. Prej 6 ndeshjesh radhazi Berisha nuk e sheh fushën.

E njëjta situatë për Marvin Çunin. Sulmuesi 22-vjeçar, ish-lojtari i Bayern Munich, e nisi mirë edicionin, duke luajtur vazhdimisht e duke qenë titullar në 6 nga 14 ndeshjet e para. Shënoi mrekullisht një gol, e fitoi me talent një penallti, por problemet fizike e kanë penguar. Në 8 përballjet e fundit ka pësuar dy herë dëmtim, një herë është sëmurur dhe ka luajtur vetëm 6 minuta,

Natyrisht, krejt ndryshe situata me lojtarët e tjerë. Ylber Ramadani është aktivizuar në mbi 93 për qind të ndeshjeve, madje titullar, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë tek Leçe, e duke provur edhe golin.

Në të njëjtin nivel kapiteni “Kuqezi”, Berat Gjimshiti, njëri nga lojtarët tanë më të mirë. Ai ka qenë titullar në 95 për qind të dueleve në Serie A, e po ashtu ka luajtur në Europa League, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Padiskutim, i përhershëm në fushë edhe mbrojtësi tjetër, Ardian Ismajli. Futbollisti 27-vjeçar i Empoli është përzgjedhur në 60 për qind të ndeshjeve si titullar, e sidomos në 11 sfidat e fundit, ku ka qenë 9 herë që nga minuta e parë. Bilanci “Kuqezi” pra është edhe i mirë, edhe shqetësues, ndërsa afrojnë finalet e Kampionatit Evropian, ku ata pretendojnë të jenë në maksimum.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nuk më trajton njeri si plehrë”/ Meritoni përplaset ashpër me Fationin: Veprimi yt, i pajustifikueshëm!

Story i radhës

Burri i armatosur me hark e shigjetë qëllohet për vdekje nga policia në Londër

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të

Vullneti e Lela ngacmojnë Leon

Në shtëpinë më të famshme në vend, target për ngacmim u bë sot Leo. Ishin Lela dhe Vullneti të cilët përmendin dhe ngucnin atë gjatë një diskutimi mes tyre. E gjitha u

Përurohet biblioteka e re në Komunën e Shtimes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, morën pjesë në përurimin e Bibliotekës së re
ShkoLartë