Jo të gjitha do guxonin të dilnin në një takim me të dashurin si Zandaya…

min lexim

Sa prej jush do goxonin të dilnin si Zandaya në një takim me të dashurin në publik?

Zendaya dhe Tom Holland bënë një paraqitje të rrallë së bashku në New York pasditen e së mërkurës. Çifti – i cili konfirmoi lidhjen e tyre në 2021 pas vitesh spekulimesh – u kapën duke ngrënë drekë me vëllain e vogël të Tomit, Harry.

Zendaya u shfaq me një palë pantallona sportive të zeza dhe një bluzë të bardhë. Ylli i ‘Euphoria’, 25 vjeç, e shoqëroi veshjen e saj me një palë atlete Converse të zeza. Ajo mbante me vete dy qese me ushqim, si dhe një pije. Flokët e saj të gjatë brune ishin dukshëm të lagura dhe ajo nuk ishte grimuar fare. Thjesht Zandaya e zakonshme!!!

Tom gjithashtu kishte një veshje casual: pantallona gri dhe një bluzë të verdhë. Aktori i ‘Spider-Man’, 26 vjeç, e kombinoi look-un e tij në atlete ngjyrë gri dhe të bardha.

Më herët gjatë këtij muaji, Zendaya u kap duke i bërë një vizitë Tomit në xhirimet e serialit të tij të ardhshëm ‘The Crowded Room’ në New York. Aktori ka qenë shumë i angazhuar me projektin muajt e fundit. Tom luan rolin kryesor të Danny Sullivan, një personazh i bazuar në historinë e njeriut të parë që lirohet nga burgu për shkak të çrregullimeve të shumëfishta të personalitetit.

Zendaya dhe Tom kanë bërë publike lidhjen e tyre që nga korriku i kaluar pasi u panë duke u puthur në një makinë. Për kënaqësinë e fansave, ata u shfaqën në tapetin e tyre të kuq si çift në premierën e ‘Spider-Man: No Way Home’ në dhjetor. Thashethemet për një lidhje të mundshme filluan në vitin 2017, megjithëse romanca nuk u konfirmua kurrë dhe pas kësaj kohe që të dy patën lidhje të tjera. Çifti besohet se është takuar për herë të parë në vitin 2016 kur Zendaya luajti me Tomin në ‘Spider-Man: Homecoming’.

Që kur e bënë publike lidhjen e tyre romantike, Zendaya dhe Tom kanë filluar të përdorin faqet e tyre përkatëse të mediave sociale për t’i bërë dedikime njëri-tjetrit. Në qershor, Zendaya ndau një postim të ëmbël për të dashurin e saj në ditëlindjen e tij të 26-të. “Gëzuar ditëlindjen ty që më bën më të lumturën”, shkroi ish-ylli i Disney Channel, krah një fotoje të adhurueshme bardh e zi të saj duke buzëqeshur ndërsa Tom e përqafonte nga pas.

Përveç jetës së lumtur romantike, Zendaya po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierë. Ylli i “The Shake It Up” së fundmi bëri histori edhe një herë duke u bërë producentja më e re femër që u nominua për një ‘Emmy’ me “Euphoria”. Ajo ka qenë gjithashtu e nominuar për “Outstanding Lead Actress” në një “Serial Dramë” dhe ka marrë dy nominime për “Outstanding Original Music and Lyrics”. Të katër nominimet e saj janë në shenjë mirënjohjeje për punën e saj në ‘Euphoria’. Këngët e saj në serialet e HBO Max, ‘I’m Tred’ dhe ‘Elliot’s Songs’, të dyja janë nominuar për ‘Outstanding Original Music and Lyrics’. Labrinth krijoi muzikën dhe tekstin për “I’m Tred”. Teksti u punua gjithashtu nga Zendaya dhe Sam Levinson.

Kjo gjithashtu e bën Zendaya gruan e parë me ngjyrë – dhe personin e dytë me ngjyrë – që merr nominime “Emmy” si për aktrim ashtu edhe për shkrimin e këngëve në të njëjtin vit.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vdes gruaja të cilës iu vu flaka në një park në Meksikën qendrore

Story i radhës

Rama mbron Thaçin sulmon PD. Kuvendi kalon rezolutën kundër Dick Marty, PS refuzon amendamentet e PD

Të fundit nga