Një marrëdhënie bazohet në sinqeritet dhe besim por na besoni kur ju themi se ajo shprehja e gjysheve tona :”Burrit tregoi nga mesi e poshtë” nuk duhet marrë me shaka në disa raste.
Ka disa gjëra që prtnerit tuaj është më mirë të mos i tregohet dhe zbulojmë sëbashku çfarë:
1-Orët që keni kaluar duke pritur telefonatën e tij
Duke e pranuar se e pritët gjithë natën për thirrjen e tij sepse kishit frikë se ai ju kishte harruar,po i tregon se i jepni shumë rëndësi.
Së pari, ai mund të ketë frikë nga ndjenjat tuaja tepër mbytëse, së dyti, ai mund ta marrë atë si të mirëqenë dhe të ndalojë përpjekjen për të fituar zemrën tuaj. Pra, kur ai nuk përgjigjet brenda një minute në mesazhet tuaja me tekst, ose pasi ju premton se do t’ju telefonojë, telefoni juaj nuk bie,nuk është ndonjë punë e madhe! Ai është thjesht një djalë.
2-Sherret me ish-in tuaj
Të gjithë kanë probleme të fshijnë të kaluarën me një shkop magjik, hile është të jesh i matur ndërsa pret që ky pasion i ndezur të shuhet ngadalë.
Nostalgjia mbetet e pranishme për një kohë të gjatë, por zbehet me kohën, derisa të fshijë gjithçka, sikur asgjë të mos kishte ekzistuar.
I dashuri juaj nuk dëshiron domosdoshmërisht të dijë për të kaluarën tuaj sentimentale apo arsyet me detaje pse u ndatë!
3-Fiksimi juaj për biondët
Biondi i ëndërrave është një princ i bukur. Dhe ju sinqerisht e doni atë.
Sidoqoftë, ju i pëlqeni vërtet flokëverdhët, por kujdes se po t’i thuash, ai do të ofendohej.
4-Mbathjet tuaja të mëdha
Jo, as ju nuk keni nevojë të flini me brekët tuaja të mëdha!
Po po, ato që ju pëlqejnë aq shumë dhe që janë kaq të rehatshme.
Preferoni tangat dhe mbathjet braziliane.