Jini çiklistë të përgjegjshëm, rregullisht respektoni rregullat e komunikacionit

min lexim

Për shprehi të shëndetshme jetese, për mjedis të pastër jetësor, për komunikacion më të sigurt

Duket se më tepër se kurrë, biçikleta si mjet transporti, po shfaqet si mënyrë e domosdoshme për të marrë pjesë në komunikacion. Rritja e çmimeve të energjensave, rritja e frekuencës në komunikacion, moti i mirë, por edhe mënyra e shëndetshme e jetesës janë disa nga arsyet kryesore pse duhet të zgjidhni biçikletën si mjet transporti.

Hulumtimet tregojnë se në distancë deri në 5 km, në mjedis urban, biçikleta është mjeti dominues i transportit në krahasim me automjetin, për sa i përket mbërritjes më të shpejtë dhe më të sigurt në destinacionin e dëshiruar dhe për sa i përket parkimit më të lehtë. Parkimi i biçikletave është gjithmonë i arritshëm, falas, zë shumë pak hapësirë.

Me përdorimin e biçikletës si mjet transporti kursehen mjetet financiare që do të jepeshin për karburant. Gjithashtu, blerja e biçikletës është opsion shumë më i lirë se blerja e automjetit.
Çiklistët janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe duhet të respektohen si edhe pjesëmarrësit e tjerë të motorizuar dhe të pamotorizuar në komunikacion.

Jini shoferë të kujdesshëm dhe kini kujdes për çiklistët në komunikacion. Por, edhe çiklistët janë të detyruar t’u kushtojnë vëmendje edhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

KRSKRR-ja i këshillon çiklistët që të kenë kujdes dhe ta respektojnë këtë si në vijim:
• të lëvizin sa më afër skajit të djathtë të rrugës, nëse ka shteg biçikletash – përgjatë shtegut të biçikletave;
• vendkalimet e këmbësorëve t’i kalojnë përmes shiritit të kuq të përcaktuar në rrugë që ndodhet pranë zebrës së komunikacionit, nëse nuk ka shteg të tillë, vendkalimin e këmbësorëve ta kalojnë nga biçikleta;
• nëse në rrugë ka të rregulluar shteg biçikletash, të lëvizin në shtegun e djathtë të biçikletave në drejtimin e lëvizjes së komunikacionit;

• në shtigjet e biçikletave që janë të rregulluara dhe të shënuara për lëvizjen e biçikletave në të dyja drejtimet, çiklistët duhet të lëvizin në anën e djathtë në drejtim të lëvizjes;
• shpejtësia për biçikletat kur lëvizin nëpër shtegun e biçikletave të kufizuar në 25 km/orë.

Lëvizshmëria e biçikletës, lëvizja e shpejtë dhe praktike, si dhe levërdia, e rrisin numrin e çiklistëve në komunikacion. Por, çdo vit dhjetëra çiklistë e humbin jetën në aksidente komunikacioni. Prandaj, jini çiklistë të përgjegjshëm dhe respektoni rregullat e komunikacionit!

KRSKRR-ja bën thirrje: Për shprehi të shëndetshme jetese, për mjedis të pastër jetësor, për komunikacion më të sigurt – përdorni dhe mbështesni format alternative të lëvizshmërisë (të ecurit, çiklizmin dhe transportin publik).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha: Zgjidhja e vetme, rrëzimi i qeverisë

Story i radhës

Reali rivalizon Liverpoolin për Bellingham, planifikon ofertë marramendëse

Të fundit nga