jica i dhuron kosoves 675 shtreter spitalore latifi e quan mbeshtetje te jashtezakonshme per shendetesine 620bd272b9ec5

​JICA i dhuron Kosovës 675 shtretër spitalorë, Latifi e quan mbështetje të jashtëzakonshme për shëndetësinë

February 15, 2022
min lexim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë dorëzuar 675 shtretër spitalorë nga Agjencia Japoneze për bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se kontributet si ky, do ta kenë ndikimin e drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor. 

Ai tha se spitalet po pranojnë një mbështetje të jashtëzakonshme nga JICA.

Latifi: 675 shtretër për QKUK-në, mbështetje e jashtëzakonshme nga JICA

“Spitalet tona po pranojnë sot një mbështetje të jashtëzakonshme. Kësaj radhe 675 shtretër spitalorë të siguruar nga Agjencioni Japonez për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të projektit për zhvillimin e kapaciteteve kundër sëmundjeve infektive përfshirë COVID-19”, theksoi Latifi.

Latifi tha që përmirësimi i kujdesit shëndetësor është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Latifi: Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, prioritet i Qeverisë

“Përmirësimi i kujdesit shëndetësor është prioritet i Qeverisë së Kosovës, ndërsa fuqizimi i kapaciteteve do të na mundësojë gjithashtu transformim të infrastrukturës spitalore”, tha Latifi.

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Yamanka Keisuke, tha se sigurimi i shtretërve për QKUK është pjesa e dytë e implementimit të projektit që kap vlerën prej 846 mijë eurove apo 110 milionë jenëve japonez.

Keisuke: Jemi të lumtur që po iu dhurojmë këta shtretër spitalorë

“Jam shumë i lumtur që jam këtu sot, kemi pas mundësinë me dhënë edhe pjesën e fundit në kuadër të ndihmës të vazhdueshme që Ambasada japoneze ka dhënë kohëve të fundit. Ju lutem pranoni këtë ndihmë si shenjë e bashkëpunimit dhe të dashurisë për popullin e Kosovës. Jam shumë i lumtur që po kemi mundësinë që t’iu dërgojmë këtë ndihmë”, tha Keisuke.

Ndërsa përfaqësuesi kryesor i Zyrës Ballkanike të JICA-s, Jiro Takeichi, bëri të diture se bazuar në marrëveshjen me Ministrinë e Shëndetësisë, 359 shtretër do të mbesin në QKUK, ndërsa 316 të tjerët do të jenë për gjashtë spitalet e përgjithshme (Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë).

Ai tha se përfituesit kryesorë nga modernizimi i shtretërve spitalorë, do të jenë qytetarët e Kosovës. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hetimi per inceneratoret ne shqiperi pritet raport pefundimtar me 28 shkurt 620bd270ec908
Story i mëparshëm

Hetimi për inceneratorët në Shqipëri, pritet raport pëfundimtar më 28 shkurt

sindikata e policise se maqedonise kerkon paga me te larta 620bd7539af11
Story i radhës

Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon paga më të larta

Të fundit nga

Lojrat e fatit: Mbyllen 53 ONLINE BASTORE

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, dje ishte i ftuar në emisionin “Për apo kundër” në televizionin Alfa, ku informoi se janë MBYLLUR 53 BASTORE ONLINE, organizatore të lojrave të fatit në
ShkoLartë