Jeton Shaqiri do të mbajë fjalim në mbylljen zyrtare të projektit Tvining “Mbështetja e mëtutjeshme për zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve”

-ads3-

Më 13.12.2023 (e mërkurë) ora 10:00 në h. „Meriot” në Shkup, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri do të mbajë fjalim në mbylljen zyrtare të projektit Tvining “Mbështetja e mëtutjeshme për zbatimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve” (MK IPA 17 SO 01 21).

Ftojmë përfaqësuesit e medieve të ndjekin eventin në të cilin do të përmblidhen të arriturat e projektit nga përfaqësues të lartë të disa ambasadave, Delegacioni i BE-së, konsorciumi dhe disa institucione relevante në vend.

Informacione shtese:

 

Projekti  Tvining përfitues i drejtpërdrejtë i të cilit është Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, filloi në tetor 2021 si përfshirje  e përbashkët që kulmoi me arritje të rëndësishme gjatë 27 muajve të fundit. Me buxhet të përgjithshëm  prej 1,500,000.00 euro, kjo sipërmarrje u drejtua nga konsorcium i tre vendeve anëtare të BE-së: Lituania, Franca dhe Sllovenia. Ministria Lituaneze e Arsimit, Shkencës dhe Sportit  mori drejtimin si partneri kryesor, duke bashkëpunuar me subjekte kyçe si Qendra e Vlerësimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Qendra e Zhvillimit të Kualifikimeve dhe Arsimit Profesional dhe Trajnimit, si dhe Agjencia e Fondeve Sociale Evropiane. Franca dhe Sllovenia kontribuan si partnerë të rinj të projektit përmes Këshillit të Lartë për Vlerësimin e Kërkimit dhe Arsimit të Lartë, si dhe Instituti për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Sllovenisë.

 

Qëllimi kryesor i projektit ishte të forcojë më tej dhe ta bëjë Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK) më të zbatueshme për të rritur punësueshmërinë, mobilitetin dhe integrimin social midis punëtorëve dhe nxënësve. Projekti mbështeti funksionalitetin e KKK-së dhe u fokusua veçanërisht në:

– përmirësimin dhe zbatimi i procedurave të sigurimit të cilësisë;

– transparencën dhe menaxhimin e aftësive dhe kualifikimeve në kuadër të të mësuarit të përjetshëm  në arsimin e përgjithshëm dhe arsimin profesional dhe arsimin e lartë;

– përmirësimin e cilësisë dhe përshtatshmërisë më të mirë të arsimit dhe trajnimit konform  kërkesave të tregut të punës;

– lidhjen e të mësuarit  formal, joformal dhe eksperimental; dhe

– mbështetjen në procesin e vlefshmërisë së rezultateve të të mësuarit  të fituara nëpërmjet të mësuarit  joformal ose me përvojë.

 

Story i mëparshëm

Kastrati me akuza të rënda ndaj zyrtarëve qeveritarë

Story i radhës

Totaj: VV po harron se votat i mori edhe nga këto komuna

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez