Jeta mes drogës, armëve dhe seksit e vëllezërve problematikë

min lexim

Betim dhe Qëndrim Jonuzaj janë dy vëllezër që me mburrje kanë treguar për jetën prej gangsteri që kanë bërë.

Për ata që nuk dëgjojnë muzikën e tij, këngëtari në këtë free style, po kërcënon dikë.

Me mburrje ky reper me emrin Betim Jonuzaj, përmend armët dhe dëshirën e tij për bela.  Çuditërisht ka edhe një vetëbesim që duket se e bazon te veprimet që bien ndesh me ligjin dhe që i bën pjesë të këngëve të tij.

Armët dhe droga janë pjesë e po thuaj çdo vargu të këngëve të reperit problematik që fatkeqësisht nisi të merrej me muzikë ne vitin 2010

Këto nuk janë thjeshtë vetëm tekste këngësh, por janë pasqyrim i jetës që bën reperi i rritur pa baba dhe me një vëlla problematik si edhe ai vet.

Telashet për vëllezërit Jonuzaj që më shumë se realitet janë imponim i një jete gangsterësh të vegjës, nisen qysh në lagjen e tyre në Ferizaj.

“Kemi pasë probleme të mahallës, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rre por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela, jo me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekë, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg”.

Por Buta nuk ka qenë kurrë në burg për një therje për të cilën flitej me reperëve.

Edhe haptas, Betimi që mburret se kurrë në jetën e tij nuk ka punuar asgjë, tregonte me arrogancë për veprimet që kishte bërë.

Dhe përballë një gruaje në studio televizive, që çuditërisht nuk i bënte përshtypje asaj, Buta tregonte se si keqpërdor seksualisht vajzat për vetëm një natë. 

Nuk dihej nëse gjatë kësaj interviste ishte nën ndikimin e drogës, por substancat narkotike ishin pjesë e pandashme e tij.

Por për këto veprime duket se vëllezërit Jonuzaj janë toleruar nga autoritetet. Pak a shumë këtë e thotë edhe teksti i një kënge.

Por tash Qëndrimi, nuk do të dal në burg pas një dite. I akuzuar për vrasjen e 30 vjeçarit ai do të qëndrojë gjatë në burg.

Dhe kënga e Butës do të jetë vetëm një rimë por jo edhe realitet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Askush si ai në historin!

Story i radhës

1 i vdekur nga bombardimet në Mykolaiv, sipas administratës rajonale të Ukrainës

Të fundit nga