Jeta brenda një Lamborghini Urus

Komoditeti që e ofron Lamborghini Urus me sa duket e bën atë kandidat të mirë për një “shtëpi mbi rrota”.

E kështu veproi edhe një person nga Kolorado i cili e ka shndërruar SUV-in në një vend për të fjetur.

Urus ka një raft të lëvizshëm në çati i cili mund të mbajë gomë rezervë, drita ndihmëse por edhe tenda.

Siç shihet edhe në videon e publikuar në YouTube nga kanali Camperghini, krevati i vendosur brenda tij paloset dhe e lejon përdorimin e ulëseve pas shoferit.

Gjëja më pak emocionuese nga kjo veturë thuhet të jetë motori V8 4.0 litërsh me 614 kuaj fuqi.

Ndryshe, një Lamborghini Urus i ri kushton sa një shtëpi në shumë vendet. Ai edhe funksionon si një e tillë. 

Story i mëparshëm

Fronti Europian: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale

Story i radhës

​Raporti i DASH, Kuvendi nuk ka kuorum për projektrezolutën e opozitës

Të fundit nga