Granit Xhaka po shfaq formë të lartë me Arsenalin në fillim të këtij sezoni në Premierligë.
Këtë të diel, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore në udhëtim te Brentfordi me rezultatin 0:3.
Xhaka u paraqit edhe për 90 minuta, teksa ishte asistues te goli i shënuar nga Gabriel Jesus.
Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian e ka cilësuar mesfushorin nga Kosova si “mbret të asistimeve”.
“Çfarë djaloshi…mbret i asistimeve”, ka shkruar Jesus, krahas një fotografie të publikuar bashkë me Xhakën.
Kujtojmë se 29-vjeçari nga shtatë paraqitje me Arsenalin në Premierligë këtë sezon, ka regjistruar tri asistime dhe ka shënuar një gol.