Shefi i divizionit të besueshmërisë dhe sigurisë pranë OpenAI, Dave Willner, dha dorëheqjen, lajm të cilin e bëri publik përmes një postimi në Linkedin.
Willner do të qëndrojë në rolin e një këshilltari por ka kërkuar nga ndjekësit në Linkedin edhe mundësi të tjera.
Ai tha se vendimi i tij erdhi pasi ka nevojë të shpenzojë më shumë kohë me familjen.
“Në muajt që pasuan pas debutimit të ChatGPT, zbuloi se është më e vështirë të bëj një jetë normale,” shkruante ai. “OpenAI po kalon nëpër një fazë zhvillimi me intensitet të lartë, por edhe fëmijët tanë. Kushdo me fëmijë të vegjël dhe punët shumë intensive mund ta bëjë këtë krahasim.”
Ai vijon duke thënë se është krenar me çdo gjë që kompania ka arritur gjatë kohës së tij dhe tha se puna e tij kishte qenë ndër më interesantet.
Megjithatë ky tranzicion vjen në një kohë kur OpenAI përballet me disa sfida ligjore për produktin e saj flagship ChatGPT. Së fundit autoritetet Amerikane hapën një hetim për shkeljen e ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve dhe praktika të pandershme dhe mashtruese. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL