Jep dorëheqje Drejtori i Policisë së Shqipërisë

1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga ky Post.

Lajmin e kanë konfirmuar burime jozyrtare për A2 Cnn, sipas të cilave në vend të tij është rekomanduar, zëvendësdrejtori aktual, Sokol Bizhga.

A2 mëson gjithashtu se Muhamet Rrumbullaku e ka dorëzuar dorëheqjen një ditë më parë në orët e mbrëmjes. Sipas burimeve, edhe urdhri për komandim të Sokol Bizhgës në këtë post është bërë një ditë më parë.

Sokol Bizhga më herët deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.

Të premten ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pritet të mbajë një komunikim me mediat, për herë të parë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.

Gjithashtu ministri pritet të bëjë publike dhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, kjo pasi një sërë ngjarjesh kriminale kanë mbetur pa autor.

Story i mëparshëm

Qeveria: Investimi prej 250 milionë euro për projektet kapitale në komuna, më i larti ndonjëherë

Story i radhës

Arrestohet babai i 14-vjeçarit që vrau katër persona në Georgia

Të fundit nga